Përfaqësuesi i Posaçëm i Kombeve të Bashkuara për Sirinë, Staffan De Mistura i cili është takuar për herë të dytë me opozitarët në ditën e shtatë të bisedimeve me temë Sirinë të cilat vazhdojnë në Gjenevë të Zvicrës tha se është i kënaqur në pikën ku kanë arritur. Ai shtoi se “Sot është një ditë e vështirë”, raporton Anadolu Agency (AA).
Mistura në orët e vona të natës ka mbërritur papritmas në hotelin ku qëndrojnë opozitarët.
“Kemi zhvilluar një takim të frytshëm. Kemi patur mundësinë të diskutojmë në thellësi për të gjitha pikat në rendin e ditës. Sot do të jetë një ditë e rëndësishme”, deklaroi Mistura pas takimit i cili ka zgjatur më shumë se dy orë me delegacionin opozitar të udhëhequr nga Nasir el-Hariri.
Ai shprehu lëvdata për qëndrimin dhe mënyrën e diskutimit të opozitarëve duke shtuar se kjo është një pikë shumë e rëndësishme për ta.
Pritet që brenda ditës Mistura të ketë një takim me delegacionin e regjimit i cili udhëhiqet nga Beshar Xhaferi.
Staffan De Mistura në ditën e shtatë të bisedimeve në Zyrën e OKB-së në Gjenevë pati takime të ndara me delegacionet opozitare dhe ato të regjimit.
Raundi i katërt i bisedimeve në Gjenevë nën vëzhgimin e OKB-së filluan më 23 shkurt./AA/