Ish-Kryeministri i Izraelit, Ehud Olmert kritikoi politikën e Netanjahut ndaj Turqisë.
Olmert në lidhje me bastisjen e përgjakshme ndaj anijes Mavi Marmara tha: “Nëse unë do të isha kryeministër, do të kisha kërkuar falje nga Kryeministri Erdoan dhe populli turk për humbjen e jetëve civile”.
Olmert në fjalimin që mbajti në konferencën e avokatëve të organizuar në Tel-Aviv, u shpreh edhe në lidhje me bastisjen e përgjakshme ndaj anijes Mavi Marmara.
Ish-Kryeministri i Izraelit tha: “Nëse unë do të isha kryeministër, do të kisha kërkuar falje nga Kryeministri Erdoan dhe populli turk për humbjen e jetëve civile. Gjithashtu do isha vënë në veprim menjëherë pas ngjarjes për të arritur kompromis me qeverinë”.
Anija Mavi Marmara që po dërgonte ndihma në Gazë, në vitin 2010, u sulmua nga Izraeli dhe në këtë bastisje humbën jetën 9 vullnetarë turq.
Olmert u shpreh edhe në lidhje me Palestinën dhe tha se revolta e tretë mund të fillojë në çdo moment.
Ndërkaq, Ministri i Jashtëm racist i Izraelit, Avigdor Lieberman që akuzohet për pastrim parash dhe shpërdorim të postit, u mor edhe një herë në pyetje nga policia për 40 minuta.
Kryeministri Benjamin Netanjahu bëri të ditur se për postin e ministrit të jashtëm do të propozojë Tzipi Livni e cila u nda nga partia Kadima dhe themeloi parti të re.