0.8 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Qepa ilaç për nervat dhe plagët e vogla

Më të lexuarat

Qepa është ilaç për plagët e vogla dhe nervat. Ka vlera të larta ushqyese e kurative. Është e pasur me kripëra minerale. Gjethet e njoma janë të pasura me proteina. Përmban edhe sheqer, vitamina A dhe C.

Era karakteristike e qepës i detyrohet vajit eterik që ka përmbajtje squfuri. Qepa ndihmon shumë tretjen, pasi ndikon të lirohet acidi klorhidrik në stomak.
Prania e këtij acidi luan rol në zhdukjen e baktereve të dëmshme, që hyjnë në stomak bashkë me ushqimin. Vaji eterik i qepës shkatërron sekrecionet helmuese të baktereve. Qepa lufton gripin dhe ndikon pozitivisht në zgjerimin e venave të gjakut.

Kuron me sukses gërvishtjet e freskëta ose plagë të shkaktuara nga shpime, duke vendosur mbi vendin e dëmtuar, cipën e hollë të saj. Në mungesë të antibiotikëve, momentalisht mënjanon infeksionet. Përdorimi i qepës së gjallë pastron sistemin e frymëmarrjes. Ka veti kuruese për astmën si dhe bën mirë të përdoret nga ata që vuajnë nga sistemi nervor.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit