Gjykata e Apelit ka vendosur se autoritetet norvegjeze nuk kanë shkelur të drejtat për vrasësin masiv, Anders Bering Breivik.
Kjo gjykatë ka përmbysur vendimin e një gjykate më të ulët që thoshte se Breivik ishte duke u mbajtur në burg në kushte çnjerëzore, transmeton Klan Kosova.
Vetë vrasësi masiv kishte argumentuar se mbajtja larg nga të burgosurit e tjerë për 22 deri në 23 orë në ditë, përmbante shkelje të të drejtave të njeriut.
Pas këtij vendimi, avokati i Breivik ka thënë se do të apelojë këtë vendim.
Ekstremisti i krahut të djathtë vrau 77 njerëz në korrik të vitit 2011./Kumti.com