Babai i Musa Ademit, në emisionin Rubikon ka thënë se polici hetues e ka detyruar djalin e tij të deklarojë apo të jap dy emra në mënyrë që të shpëtojë nga dënimi. Sipas babait të Musait, djalit të tij i është thënë që të jap emrin e Shefqet Krasniqit dhe Fuad Ramiqit.
Sipas tij polici i cili i ka thënë këto ka qenë Florim Shatrolli. Ai tregon se në takimin e fundit që kishin me një kafiteri Shatrolli i ka thënë: “Është hera e fundit që djali yt duhet me i dhënë dy emra, që ai me shpëtue” .
https://www.facebook.com/bashkshortjaneislam/videos/1842298205787659/
Babai i Musait i kishte thënë se nëse djali i tij ka emra, ai do ti jep. “Por nëse ai jep emra të njerëzve që nuk janë të involvuar në këtë punë, mua nuk më duhet ai djalë në shtëpi.”
Këtu e keni intervistën e tij që fillon nga minuta e 15:00