14.8 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Hoxhë Fatmir Latifaj i thotë hoxhës Shefqet: Je i pastër si loti (Video)

Më të lexuarat

Ndonëse Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) ka heshtur për rastin e ish-imamit të saj, ndryshe po mendojnë kolegët e Krasniqit. Imami i xhamisë së Shipolit, Fatmir Latifi, në një intervistë për “Indeksonline”, ka thënë se është i bindur tërësisht se Krasniqi është i pastër në akuzat që rëndohen mbi të.

“Së pari duhet të kemi parasysh që mbi baza që nuk ekzistojnë dhe shpeshherë janë të trilluara ne nuk i pranojmë në asnjë rrethanë. Personaliteti i hoxhës, Shefqet Krasniqi, është i madh dhe i gjithanshëm dhe dimensional. Kontributi i tij kombëtar e fetar është aq i dukshëm dhe i pakapërcyeshëm saqë edhe fëmijët në djep, plakat duke bërë ibadet e dinë”, ka thënë ai.

Më tej, hoxha nga Mitrovica thotë se personat që ia bën “gropën” kolegut të tij do të mallkohen nga dëshmorët. “Andaj, Allahi ata (v.j. Shefqet Krasniqin) e ruajt, shteti i ka detyrat e veta mirëpo gjithmonë duhet mu nis mbi baza të shëndosha në këtë drejtim. Jam i bindur se personaliteti i hoxhës Shefqet ka me dal i pastër si loti i nanës kur kanë për fëmijën e vet, se s’ka lot më të pastër në fytyrë të tokës. Ata të cilët kanë trillu, shantazhu, montu, mallkimi i dëshmorëve qoftë deri në kiamet”, ka thënë ai.

Në fund, Latifaj ka përmendur edhe një thënie të Samir Frashërit, lidhur me dashurinë ndaj atdheut. “Dashuria ndaj atdheut është topi më i fort që nuk i reziston asnjë kala përpara, e të njëjtën kohë është kalaja më e fortë që i reziston çdo topi që i del përpara”, është shprehur imami Latifaj.

https://www.facebook.com/IndeksonlineOfficial/videos/1171563556274656/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit