-2.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Presidenti Erdoan sot do të shkojë në Pakistan

Më të lexuarat

Presidenti Erdogan do të marrë pjesë në samitin e 13-të të Këshillit të Bashkëpunimit Ekonomik që organizohet në Islamabad.

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) sot do të udhëtoj në Paksitan për pjesëmarrje në samitin e 13-të të Organizatës së Bashkëpunimit Ekonomik që organizohet në Islamabad.

Sipas deklaratës së bërë nga zyra për informim e Presidencës, Presidenti Erdoan do të mbaj një fjalim pjesëmarrësve në samit dhe do të zhvilloj edhe takime dypalëshe me liderët.

Gjatë këtyre takimeve krahas marrëdhënieve dypalëshe do të shkëmbehen edhe mendimet në lidhje me zhvillimet rajonale dhe ato ndërkombëtare.

Pritet që gjatë samitit të merren edhe vendime gjithëpërfshirëse që do të vënë në pah perspektivat 10-vjeçare të Organizatës së Bashkëpunimit Ekonomik, që është njëra prej mekanizmave më të rëndësishme ekonomike në trevat e Euroazisë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit