-0.5 C
Pristina
Thursday, November 21, 2024

Turqia reagoi ashpër ndaj deklaratave të Ministrit të Jashtëm të Austrisë

Më të lexuarat

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme turke, Hysejin Myftyollu tha se kanë parë një shembulli të ri të qasjes së Ministrit austriak Kurz të bazuar në paragjykime dhe standarde të dyfishta.

Turqia, në lidhje me deklaratën e Ministrit të Jashtëm dhe njëkohësisht Ministrit të Integrimit i Austrisë, Sebastian Kurz se nuk dëshiron që Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) të mbaj fushatë zgjedhore në vendin e tij në kuadër të referendumit që do të mbahet më 16 prill, tha se kjo nuk përputhet me parimet universale të demokracisë.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme turke, Hysejin Myftyollu (Hüseyin Müftüoğlu) në deklaratën e bërë në lidhje me këtë çështje tha se kanë parë një shembulli të ri të qasjes së Ministrit austriak Kurz të bazuar në paragjykime dhe standarde të dyfishta.

Myftyollu gjithashtu bëri të ditur se nuk është e mundur që të paranohen këto deklarata të papërgjegjshme dhe të tepërta si dhe mentaliteti i deformuar që qëndron prapa tyre.

Duke theksuar se pjesëmarrja e qytetarëve turq që jetojnë jashtë vendit në këtë proces është një nevojë demokratike, Myftyollu tha: “Ky proces nuk ka asnjë lidhje me politikën e brendshme të Austrisë. Ndryshe nga pretendimet e Ministrit të Jashtëm Kurz, ajo që dëmton integrimin është retorika ndarëse dhe përjashtuese për të penguar të drejtat demokratike të qytetarëve turq. Kjo deklaratë e bazuar plotësisht në arsyetime të gabuara e bërë nga një ministër që në të njëjtën kohë është edhe përgjegjës për çështjet e integrimit janë shumë shqetësuese”.

“Duket se Ministri Kurz, i cili lë prapa edhe partitë më radikale me qasjet e tij raciste dhe anti-islame është duke përdorur vendin tonë për ambiciet e tij personale politike dhe përsëri bën përpjekje për të krijuar një rend të ditës”, deklaroi Myftyollu.

Ndërkaq edhe Zëvendëskryeministri dhe zëdhënësi i qeverisë, Numan Kurtullmush (Numan Kurtulmuş) në deklaratën e tij të bërë dje në lidhje me çështjen shprehu shqetësimin nga deklaratat e Ministrit të Jashtëm të Austrisë, Sebastian Kurz të bëra në lidhje me vizitën e mundshme të Presidentit Erdoan.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit