Fatime Sherifi
Pas leksioneve të djeshme që Forumi Rinor i Lëvizjes Besa – Zhelinë ju dha autoriteteve lokale të BDI-së, ata edhe pas kësaj nuk e shohin të arsyeshme të pastrojnë vendin rreth lapidarit, por vendosën të reagojnë kundër këtij veprimi kaq fisnik dhe vullnetar të FR të Lëvizjes BESA në Zhelinë. Kjo tregon edhe njëherë se sa i ulur është diskursi i tyre politik.
Nga kjo shihet qartë se tashmë BDI në komunën e Zhelinës ka ngelur pa përkrahës, bile edhe ata që i paguan e shohin qartë dështimin e kësaj partie. Neve na vin shumë keq kur pranojmë edhe ankesa nga disa anëtarë të tyre se BDI i kushtëzon dhe shantazhon njerëzit e vet që shkrimet me porosi (kundër FR të Besës) detyrimisht t’i shpërndajnë.
Na vjen keq gjithashtu se sot, nëpunësit e komunës së Zhelinës, nga autoritetet e komunës kërcënohen me frikën e largimit nga puna, në vend se tju jepet direktivë atyre për të pastruar këtë vend.
Me këtë ju konstatoni vetë që atë edhe ne e themi, se juve ju ka ardhë fundi dhe për të gjitha këto do të jepni llogari një ditë, e ajo ditë është shumë afër.