Deputeti i Pavarur në Kuvendin e Kosovës, Gëzim Kelmendi përmes llogarisë së tij në Facebook ka shkruar këtë shkrim, në përkrahje të hoxhës Shefqet Krasniqi.
Ky është postimi i tij i plotë:
” Prof.dr.Shefqet Krasniqi,
Dijetar i Ballkanit,
Luftëtar për lirinë e vatanit,
Aktakuza e ngritur ndaj teje, padyshim që ka prekur zemrat dhe ndjenjat e shumë besimtarëve musliman në gjitha trevat shqiptare dhe në diasporë. Të gjithë ne që të njohim, jemi thellësisht të bindur në pafajësinë tënde.
Ti je ai që iu përgjigje vatanit në kohët më të vështira, ndërpreve studimet dhe erdhe nga Medina dhe ju bashkove luftëtarëve të lirisë në luftën për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Ti je ai që me diturinë tënde të gjërë, nuk ngurove asnjë moment ta mësosh dhe këshillosh popullin tonë në përgjithësi dhe rininë tonë në veçanti.
Ti je ai që përfaqëson shqiptarët me dinjitet në ligën botërore të dijetarëve islam.
Ti je ai që edhe fëmija dhe plaku me pasion të dëgjon.
Studentët me dituri i furnizon.
Ti je ai që sot në këtë situatë që vendi po kalon, pushteti kurban po të bën.
Ti i duhesh kësaj situate kur po dëshirojnë një pjesë të tokës së Kosovës, Malit të Zi të ia dhurojnë.
Por, edhe ti edhe ne, të gjithë e dijmë kush është Prof.dr.Shefqet Krasniqi.
Ti je ai që ndër të parët kërkove që rinia jonë të mos shkoj në luftëra të huaja (Siri dhe Irak), ku për këtë çështje edhe u kërcënove nga ata që sot po luftojnë atje.
Historia na ka treguar se shumë burra të mëdhenj dhe kolos të diturisë, janë akuzuar, arrestuar dhe përsekutuar.
Tash kjo edhe me ty sot po ndodh, por këta po harrojnë se duke të akuzuar, vetëm e vetëm të kanë forcuar dhe një histori janë duke e shkruar.
Emri yt dhe vepra jote, janë duke lënë gjurmë të pashlyera në historinë e popullit tonë.
ZOTI durim dhe urtësi të dhuroftë.
Ta dëshmosh pafajësinë dhe të shpallesh i pafajshëm ta mundësoftë.
Gëzim Kelmendi.“