-0.9 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

A e dini se çfarë ndodh kur një pasagjer vdes në aeroplan?

Më të lexuarat

Rreth 3.6 miliardë persona udhëtojnë me aeroplan çdo vit dhe ndodh që disa prej tyre, fatkeqësisht të vdesin teksa ndodhen në ajër.

Por çfarë ndodh në raste të tilla? Cila është procedura që ndjek stafi në 9 kilometra lartësi, kur përballen me një fatalitet?

Disa aeroplanë kanë të dizenjuar një hapësirë të posaçme që zë një trup mesatar. Ka linja si ajo e Singaporit që ka krijuar enkas një vend të izoluar për trupa të pajetë.

Në disa aeroplanë, trupat dërgohen në hapësira sa më larg syve të pasagjerëve. Shpesh dërgohen në rreshtin e fundit, apo në një vend të mbuluar, megjithatë procedurat ndryshojnë në bazë të kompanisë ajrore.

Kryesorja për të gjitha është që të jetë sa më larg syve të njerëzve, përcjell tvklan.al. Kjo për të evituar çdo situatë të mundshme paniku, apo qoftë edhe një gjendje tepër të trishtueshme tek pasagjerët e tjerë.

Siç shpjegon e përditshmja “Mirror”, kohët e fundit kompani të shumta ajrore po trajnojnë stafin sesi të operojnë në rastet e vdekjes së pasagjerit në mes të udhëtimit. Ata po trajnohen gjithashtu për të dhënë ndihmën e parë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit