Hoxha Bekir Halimi përmes llogarisë së tij në Twitter, ka dhënë disa sqarime të shkurtëra mbi adhurimin duke i future në hashtag se çka nënkupton me adhurim.
KohaIslame.com i ka mbledhur këtu në një shkrim të plotë me koncepte të rëndësishme për jetën tone:
“#Adhurimi çka është?
Çdo vepër dhe fjalë, qoftë e zemrës apo trupit, të cilën e do Allahu dhe e pëlqen.
#IbënTejmiu
#Adhurim është falja e namazit, agjërimi i Ramazanit, dhënia e zekatit, kryerja e haxhit.
#Adhurim është ndihmesa që ua ofron njerëzve.
#Adhurim është ushqimi që ua ofron të varfërve.
#Adhurim është kujdesi për farefisin, prindërit dhe popullin tënd.
#Adhurim është kujdesi për amanetin dhe kryerja e detyrave tuaja ndaj tjerëve.
#Adhurim është kur e ndal gjuhën nga fjalët e pista dhe banale.
#Adhurim është kur u buzëqesh njerëzve.
#Adhurim është kur je tolerantë dhe i mëshirshëm gjat blerjes dhe shitjes.
#Adhurim është kur e refuzon ryshfetin dhe nuk korruptohesh.
#Adhurim është kur je durimtar dhe i butë.
#Adhurim është modestia jote me njerëzit.
#Adhurim është sinqeriteti yt me njerëzit.
#Adhurim është pastërtia jote fizike, e shtëpisë dhe vendit ku punon.
#Adhurim është kur ua lehtëson njerëzve procedurat administrative.
Këto edhe shumë vepre tjera janë #adhurim dhe marrin më shumë kohë nga jeta se sa ato adhurimet që i përmendëm në fillim. Me to fillojmë!”
Hoxhën mund ta ndjekni në këtë profil në Twitter: www.twitter.com/bekirhalimii