1.5 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Themelohet Bashkësisa Islame Vendore në Luginë të Preshevës

Më të lexuarat

Dje në Luginën e Preshevës qëndroi për vizitë zyrtare Mr. Naim ef. Tërnava, Myftiu i Republikës së Kosovës.

Vizita e tij ishte fokusuar në problemet me të cilat gati një dekadë po ballafaqohet organizimi fetar në Luignën e Preshevës. Sic bëjnë të ditur burimet e Agjencisë Preshveva Jonë, ky takim erdhi si rezultat i integrimit të Këshillave të Bashkësisë Islame të Kosovës në Bashkësinë Islame të Serbisë në Novi Pazar. Myftiu Nim ef. Tërnava ishte decidiv në vendimin e tij për pushimin e veprimit të gjitha institucioneve fetare dhe temelimin e Bashkësisë Islame vendore në Luginë të Preshevës. Ai paraqiti para hoxhallarërve rëndësinë e ruajtjeve të lidhjeve shpirtëore me Bashkësinë Islame të Kosovës.
Në këtë takim u zgjodh grupi punues që do të merret me përgaditjen e zgjedhjeve deri më 19 janar të 2013-ës. Në grupin punues u zgjodhën Nexhemdin Ademi, Fikret Limani, Ragmi Destani, Selim Zeqiri, Sulejman Fejzullahu, Reshat Musliu, Elham Hasani, Edmond Isufi dhe Artan Halimi.
Koordinator i grupit punues u zgjodh Nexhemdin Ademi.
Kjo vizitë e Myftut të Kosovës Naim ef. Tërnava, vjen pas shumë tentativave të pa susksesshme për të gjetur një zgjidhje të mundshme dhe të pranueshme për të gjithë besimtarët e Luginës së Preshevës./mszh/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit