Kryeministri i Britanisë së Madhe, David Cameron ka bërë të ditur se vendi i tij planifikon që brenda vitit 2013 të tërheqë rreth 3 mijë e 800 trupa ushtarake nga Afganistani.
Ndërsa, pritet që deri në vitin 2014 të qëndrojnë rreth 5.200 trupa britanike.
Cameron i ka thënë Parlamentit të Britanisë së Madhe se ky vend do të vazhdojë të mbajë një numër të vogël të ushtarëve në Afganistan për t’i trajnuar forcat ushtarake vendore, por pa specifikuar se sa do të jetë saktë numri i tyre.
Britania e Madhe është shteti i dytë me kontigjentin më të madh ushtarak në Afganistan pas SHBA-ve.
Ndërkohë, Franca gjatë ditës së shtunë ka tërhequr edhe trupat e fundit luftarake nga ky vend./BS/kohaislame