1.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Gjatë janarit të hyrat janë rritur 45.7 %

Më të lexuarat

Ministri i Financave, Avdullah Hoti, ka bërë të ditur se gjatë muajit janar të hyrat janë rritur 4.7 për qind dhe janë kursyer 660 mijë euro.

Ministri i Financave, Avdullah Hoti, ka bërë të ditur se gjatë muajit janar të hyrat janë rritur 4.7 për qind dhe janë kursyer 660 mijë euro.

Ai ka shkruar në profilin e tij në Facebook se të gjitha të dhënat për të hyrat konfirmojnë zhvillime pozitive në aktivitetet ekonomike.

Ai ka pohuar se të hyrat gjatë janarit 2017 janë rritur 4.7% krahasuar me janarin 2016.

Ndërsa të hyrat vendore, sipas Ministrit Hoti, janë rritur 3.5 %, që krahasuar me vitin e kaluar janë 1.5 milion euro më shumë.

Postimi i plot i Hotit:

GJATË JANARIT 2017, TË HYRAT RRITEN ME 4.7% DHE ARRIHEN KURSIME NË MALLRA PREJ 660 MIJË EURO

Në funksion të transparencës, unë kam vazhduar raportimin mujor në Qeveri për të hyrat dhe shpenzimet e Qeverisë. Kjo praktikë e re ka për qëllim të rrisë transparencën dhe të monitorojë trendin e të hyrave dhe shpenzimeve për të ndërmarrë masat e nevojshme nëse vërehen ndryshime krahasuar me planin.

1. TË HYRAT

Të gjitha të dhënat për të hyrat konfirmojnë zhvillime pozitive në aktivitetet ekonomike. Të hyrat gjatë janarit 2017 janë rritur me 4.7% krahasuar me janarin 2016.

Të hyrat në kufi regjistruan rritje prej 5.5% (2.9 mil euro më shumë). Kjo rrije ka ardhur pavarësisht faktit se gjatë janarit 2017 importi është ulur me 3.5% dhe është duke u zbatuar MSA-ja që nënkupton ulje të taksën doganore në importin e shumë produkteve. Të hyrat nga akciza ka kontribuar më së shumti në rritjen e të hyrave kufitare.

Të hyrat vendore u rritën me 3.5% (1.5 mil euro më shumë). Rritje ka pasur në veçanti në të hyrat nga qiraja, në loto, të drejtat pronësore, tatimi në burim për interesa etj. Kjo është shenjë e formalizimit të aktiviteteve ekonomike në vend dhe tregon rolin e shtuar të ATK-së në mbledhjen e të hyrave. ATK-ja ka inkasuar 16 mil nga TVSH-ja, 14.2 mil nga tatimi në korporata, 6.9 mil nga tatimi i mbajtur në burim, 6.1 mil nga tatimi në biznese individuale etj.

Të hyrat vetanake gjatë janarit janë rritur me 8%, ndërkaq të hyrat nga tantiema kanë qenë 7.7 mil euro dhe nga taksa koncesionare e Aeroportit 1.9 mil euro.

2. SHPENZIMET

Shpenzimet u rritën me 2.3%, duke arritur në 80 mil euro. Kjo rritje kryesisht është nxitur në kategorinë e shpenzimeve subvencione dhe transfere, për shkak të përfitimeve më të larta në disa skema pensionale. Shpenzimet për paga dhe mëditje janë rritur me 0.6%, ato për mallra dhe shërbime kanë rënë me 17.8% (që është një kursim prej 660 mijë euro).

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit