1.5 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Fenomeni “mobile malware” do të përkeqësohet në vitin 2013

Më të lexuarat

Nëse jeni një prej përdoruesve të sistemit operativ Andoid dhe jeni të shqetësuar për sigurinë e smartfonit tuaj, atëherë prisni të shqetësoni edhe më tepër në muajt në vijim.

“Trendi më kryesor që do të karakterizojë vitin 2013 vlerësojmë të jetë rritja eksponenciale e “mobile malware”,” -u shprehën ekspertët e softuerit të sigurisë Eset.

Android është sistemi operativ në qendër të vëmendjes së kriminelëve kibernetikë, thuhet në raportin e Eset, duke qenë se është sistemi më i adaptuar për smartfonë.

Synimi kryesor është ndërhyrja në transaksionet e mobile banking apo blerjet online përmes telefonit, duke vjedhur kështu shuma të mëdha parash.

Vëllimi i sulmeve malware drejtuar pajisjeve mobile është në përgjigje të shpejtësisë më të cilën po adaptohet kjo teknologji, thuhej në raportin e Eset.

“Nëse tregu rritet, teknologjia intensifikohet, dhe përdoruesit nuk marrin masat e duhura për të mbrojtur të dhënat sensitive që ruajnë në pajisjet e tyre. Është logjike që kriminelët kibernetikë të krijojnë kërcënime online për të përfituar nga situata.”

Kërkuesit e Eset kanë dalë gjithashtu në përfundimin se mund të bëhet një paralelizëm mes asaj çfarë ka ndodhur me kompjuterët personalë, por kësaj here më një ritëm më të ulët gjatë një periudhe më të gjatë.

Në raport vlerësohet se Android ka tashmë mbi 64% të tregut të smartfonëve, krahasuar me 43% në vitin 2011.

Kërkuesit llogarisin se vitin tjetër, 530 milionë njerëz do të aksesojnë shërbimet e mobile banking nga smartfonët e tyre, një rritje kjo me 76% nga viti 2011. (PCWorld

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit