Victoire Dauxerre është rrëfyer për herë të parë se si bota e modës i shkatërroi jetën. Ndonëse dukej sikur po e jetonte ëndrrën e saj, duke udhëtuar nëpër botë dhe duke prezantuar markat më të mëdha Prada e Celine, e vërteta qëndron krejt ndryshe.
Pas 8 muajsh që ishte bërë ndër modelet më të mira, ajo rrëfen se mënyra se si industria e modës funksiononte e bëri atë të shkatërrohej. Modelja franceze filloi të vuante nga anoreksia dhe më pas tentoi të vetëvritej.
“Kur isha 18 vjeç unë po ecja në rrugët e Parisit dhe nuk e kisha idenë që të bëhesha modele. Një djalë më tha: -‘Ti do të bëhesh Claudia Schiffer e dytë’. Isha naive dhe e lehtë për tu manipuluar nga meshkuj që kanë pushtet. Isha 1.78cm dhe 56kg, derisa arrita në 47kg, duke kaluar kështu në anoreksi. Unë duhet të bëja gjëra idiote si të haja mollë e të merrja laksativë në vend që të haja vaktet normale. Kur vendos që të ndalosh, ato nuk të lënë të shkosh sepse fitojnë shumë para prej teje. Unë kalova 3 muaj në spital sepse tentova të vetëvritesha dhe isha shumë e dëshpëruar sepse bëja pjesë në një botë nga e cila nuk mund të dilja. Ajo botë të shkatërron psikologjikisht e fizikisht,” – ka thënë 25-vjeçarja për BBC.
Sipas disa raporteve gazetareske, thuhet se ajo kishte ngrënë për 8 muaj vetëm nga 3 mollë në ditë.