Kryetari i Partisë FJALA Dr.Gëzim Kelmendi i cili është edhe deputet në Kuvendin e Kosovës ka kujtuar dëshmoret: Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha
Komunikata e plotë e Kryetarit Kelmendi:
Kujtojmë veprën e dëshmorëve Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut dhe Edmond Hoxhës
Në 20 vjetorin e rënies heroike kujtojmë dhe nderojmë veprën e Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut dhe Edmond Hoxhës që dhanë jetën për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Jeta e dhe veprimtaria e këtyre burrave të mëdhenj që nuk kursyen asgjë për lirinë dhe pavarësinë e vendit tonë, është argument dhe porosi për gjitha brezat e rinj se si luftohet dhe vdiset për lirinë dhe pavarësinë e vendit.
Vepra dhe jeta e këtyre burrave të mëdhenj duhet të mos harrohet por me dinjitet të çmohet dhe amaneti i tyre të mos fundoset.
Me respekt,
Gëzim Kelmendi
Deputet i Kuvendit të Kosovës,
Kryetar i Partisë FJALA.