“Gruaja më e fuqishme” në botë, kancelarja gjermane Anxhela Merkel përmes një letre falënderon imamin nga Shkupi Benjamin Idrizi, përndryshe kryetar i “Forumit Islam në Mynih” dhe imam i xhamisë në Penzberg.
Kancelarja Merkel në shkresën e saj dërguar z. Idrizit shpreh mirënjohje për angazhimin e tij në ndërtimin e bashkëjetesës dhe solidaritetit me komunitetet e ndryshme fetare në Gjermani.
Ajo po ashtu çmon lartë rolin e komuniteteve të tilla në parandalimin e dhunës dhe ekstremizmit. Benjamin Idrizi ishte përpilues i deklaratës “Jo në emër të Allahut – Dhe jo në emrin tonë”, ndërsa përmes kësaj deklarate Imamët dënuan ekstremizmin, keqpërdorimin e fesë, dhe sulmet terroriste. Deklarata në fjalë mëton të sqarojë qëndrimin e Islamit ndaj dhunës dhe rolin e tij në afirmimin e vlerave të paqes, tolerancës dhe bashkëjetesës.
Bejamin Idrizi përveç aktiviteteve të tij në Gjermani ai njëherit është edhe drejtor i “Fondacionit Qendra e Civilizimit Islam- FOCIC” me seli në Shkup. /SHENJA/