Mesim per jeten
Ishte një njeri i cili i kishte katër djem. Dëshiroi që fëmijët e tij mos të gjykojnë shpejtë për gjërat.
Për këtë, secilin e dërgoi në udhëtim të largët, të shkoj në një vend, tek një dardhë. Djali i parë shkoi dimrit, i dyti në pranverë, i tretë në verë, dhe i më i vogli në vjeshtë.
Kur u kthyen nga udhëtimi i gjatë, babai i thirri që t’ia përshkruajnë atë që kanë parë.
I pari, që kishte shkuar dimrit, tha se pema ishte e shëmtuar, e kërrusur, pa fruta. Djali i dytë tha se pema ishte e mbushur me gjethe të gjelbra të bukura dhe premtuese.
Djali i tretë tha se pema e dardhës ishte përplot lule me aromë, aq e bukur ishte saqë diç të tillë kurrë nuk kishte parë.
Djali i vogël tha se pema ishte e pjekur, plot fruta dhe jetë.
Babai u tha djemve se të gjithë kanë të drejtë, ngase secili prej tyre e kishte parë pemën në një sezon të jetës. U tha se nuk mund të gjykojnë për pemën apo për njerëzit vetëm në një sezon, ndërsa esenca, kënaqësia, gëzimi dhe dashuria që vinë nga jeta mund të maten vetëm me fund, kur ndërrohen të gjitha stinët e vitit.
Nëse ndaleni kur është dimri, do të lëshoni premtimin e pranverës tuaj, bukurinë e verës tuaj dhe frutat e vjeshtës.
Mos lejoni që dhembja e një sezone të shkatërrojë gëzimin e sezonave tjera.
Mos gjykoni jetën vetëm nga një sezon e rëndë.
Duhet me qenë të durueshëm dhe këmbëngulës dhe të vazhdueshëm që kur është koha e keqe me siguri më vonë do të vinë kohërat më të mira./islamgjakova/
Përktheu dhe përshtati:
Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi