-4.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

6 skenat qe shfaqen mbi një njeri i cili bie caktimi i Zotit

Më të lexuarat

Kur mbi një njeri bie caktimi i Zotit, i papëlqyeshëm për të, atëherë para tij shfaqen gjashtë skena:

E para, skena e monoteizmit, sepse Allahu është Ai që e përcaktojë dhe në bazë të vullnetit të Tij u krye – Ai e bëri që të ndodhë. Gjithmonë ndodh vetëm ajo që do Ai, dhe kurrë e anasjellta.

E dyta, skena e drejtësisë, sepse në të kryhet vendimi i Tij dhe shfaqet drejtësija e gjykimit të Tij.

E treta, skena e mëshirës. Në këtë përcaktim të Allahut, ndonëse i hidhur, mëshira ka qenë mbi zemërimin dhe hakmarjen, mëshirë që ndodhet në brëndësi të ndodhisë, jo shumë e dukshme.

E katërta, skena e urtësisë. Allahu e vendosi të ndodhë kjo gjë në bazë të urtësisë së Tij dhe jo ashtu kot, pa asnjë qëllim dhe përfitim.

E pesta, skena e lavdërimit. Ngaqë Allahut i përket falënderimi dhe lavdërimi për çdo gjë.

E gjashta, skena e robërisë. Kjo sepse njeriu është tërësisht një skllav i Allahut, mbi të zbatohen vendimet e Zotit të tij, sepse ai është pronë dhe skllav i Tij dhe Ai vepron me të si të dojë.

Ibn Kajim në “ El feuaid”

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit