0 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Francë, shpërthim në centralin bërthamor Flamanville

Më të lexuarat

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur ekipet kompetente, kurse zyrtarët e policisë lokale raportojnë për të plagosur nga shpërthimi

Disa persona janë plagosur në shpërthimin që ndodhi sot në mëngjes në centralin e energjisë bërthamore Flamanville në verilindje të Francës, raporton Anadolu Agency (AA).

Zyrtarët e policisë thanë se pas shpërthimit nuk ekziston kërcënimi i rrjedhjes së materialit bërthamor.

Media lokale raportojnë se shpërthimi ka ndodhur sot në mëngjes në ora 10:00 sipas kohës lokale në pjesën e centralit ku janë të vendosur motorët.

Ekipe të shumta zjarrfikëse dhe shërbime emergjente kanë mbërritur në vendngjarje.

Hetimi rreth rastit është në vijim.

Bëhet fjalë për centralin bërthamor, reaktorët e të cilit janë ndërtuar në vitin 1986 dhe 1987, kurse vitin e ardhshëm pritet të përfundojë ndërtimi edhe i reaktorit të tretë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit