0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Shqetësimi amerikan: “Sateliti” i KV-së sillet pa kontroll në orbitë

Më të lexuarat

Sateliti të cilin Koreja e Veriut e ka lansuar me sukses, po rrotullohet në mënyrë të pakontrolluar rreth orbitës së Tokës, thonë për NBC zyrtarët amerikanë, të cilët ende nuk kanë arritur të verifikojnë se cili është funksioni real i satelitit koreanoverior.
Në një njoftim për shtyp nga Shtëpia e Bardhë thuhet se lansimi i djeshëm ishte një akt provokues që shkel politikat e sigurisë rajonale, si dhe disa rezoluta të Kombeve të Bashkuara. Rusia u bashkua gjithashtu me vendet që e dënuan lansimin, duke u bërë ftesë shteteve tjera që të përmbahen nga rritja e tensioneve.

Koreja e Veriut njoftoi se ka lansuar me sukses një raketë e cila mbante një satelit meteorologjik. Ky veprim u dënua nga shtetet e OKB-së dhe shumë të tjera të cilat kanë deklaruar se ky projekt është maskim i testimit të raketave shkatërruese me rreze të gjatë veprimi.

Agjencia shtetërore e lajmeve e Koresë së Veriut, KCNA, ka njoftuar se “lansimi i versionit të dytë të satelitit Kwangmyongsong-3 nga Qendra Hapësinore Sohae është realizuar me sukses”. Këtë projekt ky shtet ka synuar ta realizojë më herët, por është shtyrë për shkak të problemeve teknike. Lansimi u realizua një javë para zgjedhjeve presidenciale në Korenë e Jugut dhe rreth një viti pas vdekjes së ish-liderit të vendit, Kim Jong-il.

Raketa ka kaluar në mes të Gadishullit Korean dhe Kinës. Një pjesë ra në Detin e Verdhë dhe të tjerat në Detin e Filipineve. Qeveria japoneze tha se raketa kishte kaluar mbi pjesën e Prefekturës Okinawa, rreth orës 10:00, sipas kohës lokale.

Koreja e Veriut pra ia doli më në fund ta realizojë projektin e raketës trefazore. Tentimi i mëparshëm, në prill të këtij viti, përfundoi pa sukses, sepse pas disa minutave ajo eksplodoi në det, në perëndim të Gadishullit Korean.

Tentimi i fundit ishte i pesti me radhë. Duke mos pranuar që të gjitha përpjekjet e mëparshme përfunduan me dështim, qendrat e huaja hapësinore deri tash nuk ia kanë dalë të identifikojnë asnjë objekt – pos këtë herë – për të cilin verikoreanët kanë thënë se është dërguar me sukses në hapësirë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit