2.5 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Rikthimi si biznesmenë i Heronjve Amerikanë

Më të lexuarat

Gjeneralë, sekretarë shteti dhe ish-këshilltarë të presidentit të SHBA-së, gjatë kohës së luftës në Kosovë, janë kthyer sërish në këtë vend. Por, secili prej tyre, sikur raporton gazeta amerikane “New York Times”, është rikthyer për të bërë biznes në fusha si telekomunikacioni, qymyri si dhe përfitimi nga kontratat për lobim.

Shumë ish-zyrtarë amerikanë janë kthyer në Kosovë për biznes – në qymyr, telekomunikacion, ose për lobim dhe kontrata të tjera fitimprurëse qeveritare, raporton gazeta amerikane “New York Times”.

Por, dukuria e “profitit financiar”, është duke dëmtuar prestigjin e SHBA-së vlerëson një profesor universitar në Harvard.

“Dukuria e “profitit financiar” rrezikon të minojë prestigjin e Shteteve të Bashkuara duke e turbulluar natyrën humanitare të ndërhyrjes 1999, e cila kishte për qëllim dhënien fund mizorive serbe ndaj kosovarëve”, tha Lawrence Lessig, profesor i të drejtës dhe drejtor i Qendrës J. Edmond Safra për Etikë në Harvard.

Gazeta amerikane përmend procesin e privatizimit të Postë-Telekomit ku po garojnë kompani që janë të lidhura me ish-zyrtarë amerikanë të shtetit.

“Albright Capital Menagment”, një fond i themeluar nga ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Madeleine Albright si dhe “Avicena Capital” që ka për lobues ish-këshilltarin e Bill Clintonit, James Pardew, janë duke garuar për blerjen e Postë Telekomit të Kosovës.

“Dy ish -diplomatët janë në mesin e amerikanëve, të cilët gëzojnë statusin e heronjve këtu për rolet e tyre në ndërhyrjen 1999 që rezultuan në ndarjen Kosovës nga Serbia dhe krijuan një nga shtetet më të reja në botë”, raporton NYT.

Në këtë artikull përmendet takimi që kishte realizuar Pardew me kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi, për të cilin kishte raportuar gazeta “Zëri” në Prishtinë.

Thaqi , bazuar në këtë raportim, kishte thënë se ishte në hall se kujt prej dy ish-zyrtarëve amerikanë t’ia shiste PTK-në.

Po ashtu përmendet problemi që ka “Albright Group” me mbajtjen e aksioneve në IPKO, konkurrentin e vetëm të PTK-së në Kosovë.

Gazeta Jeta në Kosovë kishte raportuar në gusht të këtij viti për aksionet që ka kompania e Albright në operatorin “IPKO”. (Aksionet “Sekrete” të Albright-it në IPKO)

Por, Nelson Oliveira drejtor dhe këshilltar i Përgjithshëm i “Albright Capital Management” ka thënë për NYT se kompania ka marrë seriozisht detyrimet ligjore dhe etike për këtë investim.

“Ne besojmë se një privatizim transparent dhe menaxhim i mirë i kompanisë shtetërore të telekomunikacionit duhet të sjellë përfitime të konsiderueshme për ekonominë dhe popullin e Kosovës”, tha Oliveira.

Biznesi i Gjeneralëve

Në mesin e amerikanëve që planifikojnë të bëjnë biznes në Kosovë është edhe Wesley Clark, një gjeneral i pensionuar i ushtrisë dhe ish-komandanti suprem i forcave të NATO-s në Evropë, i cili zhvilloi fushatën e bombardimeve kundër Millosheviqit.

Gazeta Jeta në Kosovë raportoi në qershor të këtij viti se Clark, i cili tash është kryetar i kompanisë “Envidity”, një kompani kanadeze e energjisë është duke kërkuar licencë për shfrytëzimin e depozitave të linjitit në Kosovë për të prodhuar karburant sintetik. (Wesley Clark Kërkon Licencë për Naftë)

Gjenerali i pensionuar Clark, sipas gazetës amerikane, vlerësoi se është fyese të sugjerohet se mund të ketë ndonjë konflikt mes përfitimit financiar dhe përgjegjësive tij në të kaluarën.

Por amerikanët nuk janë të interesuar vetëm për telekomunikacion e energji.

NYT kallëzon se përmes lobimit të ish-zyrtarëve amerikanë ishte kontraktuar edhe projekti afër 1 miliardësh i autostradës në Kosovë që po ndërtohet nga “Bechtel-Enka”

Lobimi për interes të këtij konzorciumi ishte bërë nga Mark Tavlarides, një ish-drejtor i legjislativit për Sigurinë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë gjatë administratës së Bill Clintonit.

Tavlarides është zyrtar në “Associates Podesta”, një kompani amerikane e lobimit. Më 1 janar të këtij vitit, Podesta nënshkroi një kontratë mujore prej 50 000 $ me Qeverinë e Kosovës, për ta këshilluar atë në komunikim dhe forcimin të lidhjeve të Kosovës me Qeverinë e Shteteve të Bashkuara.

“Podesta Associates”, ishte bashkë-themeluar nga John Podesta, shefi i personelit në Shtëpinë e Bardhë gjatë mandatit të dytë të Clintonit.

“Z. Podesta e la kompaninë në vitin 1993. Ajo ende është pronë e vëllait të tij, Anthony”, thuhet në këtë artikull.

Por, njëri prej ish ushtarakëve amerikanë e pranon se është vulgare bërja e biznesit dhe e diplomacisë në të njëjtën kohë.

“Kjo duket paksa vulgare”, tha Steven P. Schook, gjeneral- brigadier në pension i Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara dhe ish-shefi i shtabit të KFOR-it, forcë e NATO-s në Kosovë.

“Një moment jeni duke çliruar një vend, ndërsa në momentin tjetër jeni duke u përpjekur për të marrë një tender të energjisë”, ka deklaruar Schook, një ish.zëvendës i kreut të Misionit të Kombeve të Bashkuara të Kosovës.

Ai është kthyer si një konsulent privat për Ramush Haradinajn, ish-kryeministër i Kosovës, ku paguhet rreth 2 mijë e 600 dollarë në muaj./JNK

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit