Kanadaja ka njoftuar se ka mbyllur seksionin e vizave në ambasadën e saj në Teheran, kryeqytetin iranian, në një lëvizje që ka gjasa të prekë mijëra udhëtarë iranianë.
Në një deklaratë në faqen e saj të internetit, Ambasada Kanadeze, tha se shërbimet për viza për Iranin janë transferuar në ambasadën kanadeze në Ankara, kryeqyteti i Turqisë fqinje.
Deklarata thotë se ambasada e Ankarasë tani do të jetë përgjegjëse për përpunimin e të gjitha aplikacioneve nga Irani, si dhe për aplikimet nga Azerbejxhani, Gjeorgjia, Turqia dhe Turkmenistani.
Mbyllja e zyrës së vizave kanadeze ngushton edhe më mundësitë për iranianët që kërkojnë për të udhëtuar në perëndim, pasi Britania mbylli ambasadën e saj në Teheran në nëntorin e kaluar./koha/kohaislame