3.8 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Skandaloze: S’e mësuan vjershën, mësuesja në Prishtinë turpëron fëmijët në Facebook

Më të lexuarat

Mësuesja Lindita Ilazi – Fazliu nga shkolla fillore “Emin Duraku” në Prishtinë ka zgjedhur një mënyrë të tmerrshme për t’i ‘gjykuar’ nxënësit e saj, të cilët sipas mësueses, nuk kanë kryer një obligim që ajo ua ka dhënë.
Kjo mësuese ka postuar fytyrat e të gjithë fëmijëve në rrjetin social “Facebook”, të cilët nuk kanë mësuar vjershën që ajo i ka obliguar ta mësojnë.

Në Kosovë, vazhdimisht shfaqen raste të ndryshme, ku mësuesit ndëshkojnë nxënësit, dhe siç duket, ky veprim i ulët nga mësuesja e shkollës fillore – duke i turpëruar fëmijët në një rrjet social – është një metodë e re e ndëshkimit.

Përndryshe, Gazeta Express mëson se ky nuk është rasti i parë që kjo mësuese ka përdorur “metoda” të tilla.

Të paktën në një rast tjetër, në vitin 2016, në një grup me prindër, i ka “kërcënuar” prindërit se do ua postojë fotot e fëmijëve në Facebook nëse ata “nuk ua largojnë morrat”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit