-1 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

“Nuk jam muslimane por vizita e xhamisë më bëri të qaj”

Më të lexuarat

Në Angli dje të gjitha xhamitë kishin hapur dyert për të pritur njerëz të ndryshëm në “Open Day”, ku njerëzve do tu ofrohej një mikpritje, njoftim mbi fenë dhe adhurimet dhe aktivitet e xhamisë. Një këngëtares i ka bërë shumë përshtypje sa që ka shkruar në rrjetin e saj në Facebook.

Ky është postimi i saj:
“Dje ishte dita nacionale “Vizito Xhaminë time”. Ne shkuam në Newport këtë mëngjes. Ishte shumë bukur në shumë nivele.

Kishte ekrane, me shumë hyrje për të dëgjuar thirrjet apo ligjërimet për besimin dhe për të parë lutjet nëse doje. Ne bëmë gjithçka vetëm që nuk pamë si kryhen lutjet për shkak se nuk kishim kohë. Por gjëja kryesore ishte mirëseardhja, mikpritja dhe bujaria dhe dashuria që ne u mirëpritëm.

Ne u futëm brenda, u përshëndetëm, dhe duke ecur më kaploi një e qarë që nuk mund ta kontrolloja. Ishte përthithje e një të medituar të shpejtë se sa të “njëjte” jemi të gjithë ne dhe sa sa e panevojshme është një armiqësi ndaj tyre (ata janë ne…)

Në atë moment u përqafova shumë ngrohtë derisa ndalova së qari nga tre gra muslimane, të cilat pastaj i treguan Jonnit se ata nuk mund ta përqafojnë atë, e cila më bëri mua të qeshi e të ndalem mos të qaj për një çast.

Jam e vetëdijshme se ky ka qenë një prekje në ndjenjat e mia. Deshta ta ndaj me ju këtë përjetim. Ka terrorist nga çdo fe. Por shumica jonë në këtë planet të bukur janë njerëz të bukur që nuk duan e as që u nevojitet konflikti dhe dhuna e imponuar nga një grup minoritet nga të gjitha fetë. Kjo është një përvojë e pasur për mua.” ka thënë Jaki Miles-Windmill. /KohaIslame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit