2.2 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Ne të gjithë jemi të pavëmendshëm për privatësinë

Më të lexuarat

Përdoruesit e uebit dhe të pajisjeve mobile pak e kuptojnë se sa shumë informacione të tyre personale grumbullohen online, duke e bërë të vështirë mbështetjen në sfidën e tregut të lirë për zgjidhje ndaj shqetësimeve për privatësi, treguan ekspertët e privatësisë për Komisionin Federal Tregtar të Shteteve të Bashkuara vitin e kaluar.

FTV ose Kongresi i Shteteve të Bashkuara ka nevojë që të vendos rregulla të qarta për privatësinë online, thanë disa folës në një dyqan FTC në grumbullimin e të dhënave online të enjten.

Folës të tjerë treguan që sfida në mesin e ndërmarrjeve të internetit dhe pajisjeve dhe përpjekjeve për njoftim të privatësisë nga grupet e industrisë mund të funksionojnë, edhe nëse disa përdorues të uebit nuk duken të kujdesen ose të kuptojnë për të dhënat.

Disa shërbime, duke përfshirë makinat e kërkimit, shfletuesit dhe rrjetet shoqërore, janë duke ofruar produktet e tyre duke u bazuar në veglat ose politikat për privatësi, tha Markham Erickson, i cili është këshilltar i përgjithshëm për grupin e tregtisë të Asociacionit të Internetit.

Konsumatorët do të ndëshkojnë ndërmarrjet me praktika të këqija privatësie, shtoi Stuart Ingis, i cili është këshilltar për Aleancën për Reklamim Digjital, që është një grup tjetër punues.

“Tregu reagon kur ata e shohin një praktikë biznesi të cilën nuk e pëlqejnë”,- tha ai. Është ende një pyetje e hapur për dëmin ndaj konsumatorëve nga grumbullimi i të dhënave, thanë disa folës.

Disa përdorues ruhen

Ende, disa përdorues të uebit janë duke reaguar në rrugë që tregojnë që ata e kuptojnë grumbullimin e të dhënave, tha Howard Beales, i cili është profesor biznesi në Universitetin Xhorxh Uashington dhe ish drejtor i Byrosë për Mbrojtje të Konsumatorëve të FTC-së.

Shumë përdorues të uebit janë duke filluar të përdorin shumë rrjetet, shumë pajisje dhe shumë shfletues dhe janë duke vendosur teknologji të enkriptimit, tha ai. Asnjë ndërmarrje nuk ka një “pamje të vetme, të kuptueshme” të të dhënave personale të përdoruesit të uebit, shtoi Beales.

Pjesë e përqendrimit të punishtes së FTC-së ishte një hetim i thellë i pakos, ose DPI, që është një teknologji që mund të përdoret nga ISP-të dhe disa ndërmarrje të tjera për të hetuar përmbajtjen e pakove teksa ato udhëtojnë përgjatë uebit. Sidoqoftë, problemi nuk është me DPI-në, por me atë se si përdoret, tha Erickson.

Disa folës kërkuan nga formuesit e politikave që t’i besojnë tregut për t’u kujdesur për problemet me privatësinë online dhe t’ua mundësojë ndërmarrjeve që t’iu japin konsumatorëve zgjedhje në atë se si ata përgjohen, por të tjerë e vënë në mëdyshje atë qasje.

“Të akuzosh industrinë e cila dëshiron të ju ndjekë për të mos bërë përgjimin duket të jetë sikur të vendosësh dhelprën në kotec”,- tha Christopher Calabrese, i cili është këshilltar legjislativ për Unionin e Lirive Civile Amerikane. “Si do të mundesha unë si konsumatorë që të ju besoj juve që të më nxirrni kur i tërë modeli juaj i biznesit është i bazuar në ndjekje?” (PC World Albanian)/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit