-5.4 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Deputetët e koalicionit fuqishëm kundër versionit aktual të Demarkacionit!

Më të lexuarat

Demarkacioni as këtë muaj nuk do të kalon në Kuvend.

Kështu të paktën thonë deputetët e koalicionit qeveritar të cilët e kundërshtojnë atë, përcjellë GazetaBlic.

Ky qëndrim i tyre vjen pas deklaratave që sot i ka dhënë këshilltari i kryeministrit Mustafa, Bajram Gecaj, se demarkacioni do të kaloj këtë muaj.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Shukri Buja, ka thënë se nuk duhet të bëhen lojëra politike sepse rrezikojmë liberalizimin e vizave.

“Kjo çështje është bërë shumë tematike. Nuk e di se si ka planifikuar Qeveria ta nxjerr para Kuvendit një çështje për të cilën nuk ka pajtueshmëri. Madje, edhe brenda partive politike të koalicionit ka kundërshtime, mos të flasim për marrëveshjen që nuk është bërë me partitë opozitare”, tha ai për Gazetën Blic.

Ai shtoi se nuk duhet të bëhen këto lojëra politike, pasiqë sipas tij, Kosova e rrezikon liberalizimin e vizave.

“Kjo çshtje do të duhej mirë të bisedohet para se të shtrohet në Kuvend. Edhe me opozitën duhet të arrihet një pajtueshmëri për hapat që duhet ndërmarr rreth Demarkacionit”, tha Buja.

Kurse deputeti i LDK-së, Adem Salihaj i ka thënë GazetaBlic se nuk e di nëse do të kalojë ne Kuvend, por është i bindur që Kosova po humb territor.

“Qeveria momentalisht është duke matur territorin e Kosovës, ose po duket sikur po bën ashtu. Ta shohim se çka do te dalë në fund të kësaj. Unë nuk e di a do të kalojë në kuvend, por jam i bindur që Kosova po humb territor”, tha ai.

Sipas Salihajt, kjo marrëveshje mund të rinegociohet, qeveria e Malit të Zi ka pranuar, në fakt qeveria e Kosovës po refuzon, duke këmbëngulur që kufiri është këtu poshtë dhe duke u përpjekur që me çdo kusht një pjesë të territorit t’ia japë Malit të Zi.

“Kjo kurrë nuk ndodhë në historinë e asnjë shteti, kjo ndodhë vetëm te shqiptarët. Askush nuk duhet të mendojë se nëse eventualisht kalin ne kuvend, do të shfajësohet për gabimet që ka bërë. Është krejt e kundërta, gabimi do të bëhet më i madh dhe i papërmirësueshëm”. tha Salihaj .

E deputeti i PDK-së, Nait Hasani ka thënë se nuk beson që do të arrijnë këtë muaj ta kalojnë çështjen e Demarkacionit.

“Nuk besoje qe mbërrijmë këtë muaj, sepse e kemi edhe festën e Pavarësisë së Kosovës” tha Hasani.

Demarkacioni tash e dy vjet është ndër temat më të nxehta politike. Opozita e pozita janë përplasu në vazhdimësi për këtë temë. Ndonëse ishte nënshkruar në gusht të viti 2015 me Malin e Zi, kjo marrëveshje ende nuk ka arritur që të ratifikohet në Kuvendin e Kosovës, në mënyrë që të jetë e plotfuqishme.

Opozita dhe analistët insistojnë se me këtë marrëveshje Kosova humb hiq më pak se 8 mijë hektarë

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit