27 C
Pristina
Sunday, June 16, 2024

I hapet dosja – Ish presidenti i Polonisë Leh Vallesa, ishte spiun komunist

Më të lexuarat

Dokumenta të sapozbuluara konfirmojnë se ikona e Solidaritetit, Leh Vallesa, ishte një informator i paguar nga autoritetet e periudhës komuniste të Polonisë.

Lajmi është konfirmuar nga zyrtarë të Institutit të Kujtesës Kombëtare.

Por Leh Vallesa, ish-president dhe ish-lider i Sindikatës së Solidaritetit që ndihmoi në rrëzimin e komunizmit në Poloni, i ka quajtur gënjeshtra këto pretendime.

Sidoqoftë, Instituti shtetëror i Kujtesës Kombëtare prezantoi një analizë nga ekspertë të grafologjisë, të cilët dolën në përfundimin se dokumentat e nënshkruara në vitet ’70, nga një informator me emrin e koduar “Bolek” janë në të njëjtin shkrim si ai i Vallesas.

Ndër dokumentat e gjetura përfshihen edhe shënime të shkruara me dorë, ku nënshkruesi premtonte të bashkëpunonte me shërbimet komuniste të sigurisë. Materialet që datojnë midis 1971 dhe 1974, tregojnë se Vallesa ka marrë 11.700 zlote polake për 41 raporte informuese mbi 40 punonjës në kantierin detar të Gdanskut.

Vallesa pranoi se kishte nënshkruar një urdhër zyrtar për të qenë informator i organeve të sigurisë së Polonisë Komuniste, por këmbënguli se nuk e kishte përmbushur kurrë këtë detyrë. Ai i quajti të falsifikuara dokumentat e zbuluara.

Sipas publikimeve të mëhershme të disa historianëve, Vallesa shkëputi bashkëpunimin me shërbimet sekrete komuniste disa vite para protestës së 1980 në kantierin detar të Gdanskut, që çoi në lindjen e Sindikatës së Solidaritetit. Gjatë viteve ‘90-’95, Vallesa shërbeu si president i Polonisë, ndërkohë që në 1983, ai fitoi edhe Çmimin Nobel për Paqen.

Pavarësisht këtyre zbulimeve, zyrtarë të Institutit të Kujtesës Kombëtare thonë se Vallesa nuk do të hiqet nga historia polake.

Megjithatë, ata pranojnë se mënyra si ai shihet po ndryshon dhe tashmë, një pyetje e madhe që shtrohet është se deri në çfarë mase ky fakt ka ndikuar mbi veprimet e tij të mëvonshme pas rënies së komunizmit në Poloni.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit