Shkruan: Shejh Vehid Abduselam Bali
1-Fitimi i shpërblimit nga Allahu për uljen n[ vendet e dijes.
2-Fitimi i shpërblimit për kërkimin e diturisë.
3-Shpeshtimi i salavateve për Pejgamberin, sal-lallahu alejhi ue selem, sa herë përmendet emri i tij
4-Nëse dëgjimi është me sened-zinxhir transmetimi atëherë ai zinxhir lidhet prej teje deri tek Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem.
5-Arrish të ringjallë sunetin e leximit para dijetarëve që bartin senedin deri tek Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem.
6-Të zbardhet fytyra, bazuar në hadithin me transmetim të mirë (hasen) tek Ibën Maxhe se Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, ka thënë: “Allahu ja zbardhtë fytyrën atij robi që e dëgjon një fjalë nga unë e pastaj e përcjell tek të tjerët…”
7-Gjatë leximit do të kalosh nëpër hadithet e akides-besimit, adhurimeve, moralit, mirësive…dhe kështu do të mësosh shumë gjëra që nuk i ke ditur.
8-Përmes tyre dobitë dhe argumentet fetare do t’i lexosh (së paku një herë në jetë, edhe nëse nuk mund t’i mbash në mend të gjitha)
9-Do ta kryesh farzin kifaje (kolektiv) duke mos e këputur senedin-zinxhirin e haditheve nga vet Profeti, sal-lallahu alejhi ue selem, deri tek ti.
10-Do të takohesh me vëllezërit mysliman në vend-tubimet e fjalës së Pejgamberit, sal-lallahu aleji ue selem.
11-Do edukohesh për sabër të gjatë, pasi dëgjimi dhe leximi i haditheve kërkon kohë të gjatë.
12-Arrin t’i kuptosh fjalët e panjohura nëpër hadithe.
13-Ndeja nëpër mexhlise të tilla të largon nga tubimet e tjera të cilat ngritën mbi mëkate, shpifje dhe përgojim.
14- Qëndron i ulur me shikim e vëmendje rreth fjalës së Pejgamberit, sal-lallahu alejhi ue selem.
15-Gjatë leximit përmend dhe mëson emrat e dijetarëve të kësaj feje, kolosëve të saj për të cilët do të njoftohesh më detalisht dhe lutesh për ta.
16- Duke mësuar shkaqet e përmendjes së hadithit arrin të kuptosh detalisht gjendjen dhe jetën e sahabëve me të Dërguarin e Allahut, sal-lallahu alejhi ue selem.
17- Gjatë leximit të një libri arrin ta kuptosh metodologjinë dhe stilin e shkrimit nga ai autor. Kështu do të arrish më vonë të kuptosh fjalët, mendimet dhe fetvat e tyre bazuar në stilin e gjithsecilit.
18-Do t’i kuptosh përzgjedhjet e fetave të atyre autorëve qoftë përmes pohimit direkt të tyre apo në mënyrë jo-direkt.
19-Përfitimi i dobive të senedit-transmetuesve përmes ndonjë fusnote ose komenti të autorit rreth atij zinxhiri transmetimi.
20-Arrin t’i mëson disa dobësi-sëmundje (ilet) të disa zinxhirëve të hadithit.
21-Arrin të kuptosh rrugë të reja transmetimi të disa haditheve të dobëta, rrugë të cilat e forcojnë atë hadith të dobët.
22-Mëson transmetime- tekste të reja të disa haditheve që më herët të janë dukur të pakuptueshëm.
23-Ushtrohesh për lexim të shpejtë të librave bazë dhe voluminoze të Islamit të cilat nuk do të duken të paarritshme për lexim.
24-Qëndron në tubimin për shkak të cilit shpresohet pranimi i lutjeve, sepse tubimet e tilla janë tubime të përmendjes së Allahut dhe marrjes së diturisë. Këtë e bazojmë në hadithin e shënuar tek Buhariu dhe Muslimi. Nga Ebu Hurejre ku përmendet se Allahu ka melek që ecin nëpër botë për të kërkuar tubime ku përmendet Allahu të cilat pasi i gjejnë dhe bëjnë bisedë të gjatë me Allahun. Zoti në fund u thotë: “Dëshmoni se ua kam falë mëkatet” Një melek thotë: ‘O Zot në mesin e tyre është një burrë i cili nuk i takon atij tubimi por është përzier me ta për interesa të tij. Allahu ja kthen: “Ata janë njerëz me të cilët kush rri nuk humb (kurrë asgjë por vetëm përfiton)”
25-Do të njoftohesh me dijetarët që i shërbejnë hadithit të Pejgamberit, sal-lallahu alejhi ue selem.
26-Ndihmoheni në të mirë dhe të mbara mes vete.
28-Arrin ta fiton shpërblimin e qëndrimit në xhami pas namazit.
29-Duke lexuar deri në namazin tjetër arrin të fitosh shpërblimin e atij që e pret namazin tjetër. Shpërblim ky që krahasohet me pritjen e armikut në llogore gjatë luftës për hir të Allahut.
30-Shpërblimin e sakrificës së kërkimit të diturisë e cila barazohet me sakrificën e xhihadit.
31-Melekët i shtrijnë krahët për kërkuesin e diturisë të kënaqur me veprën e tij. Bazuar në hadithin e Tirmidhiut me sened të mirë-hasen.
32-Këto tubime janë rrugë që të dërgojnë deri tek Xheneti. Ashtu si përmendet në hadithin e Muslimit: “Kush trason një rrugë të dijes duke kërkuar përmes saj dituri Allahu do t’ia përmes asaj rrugë rrugën e Xhenetit”
33-Këto mësime të shtonë frikë-respektin ndaj Zotit tënd. Allahu thotë: “Vërtetë më së shumti ja kanë frikën Zotit dijetarët” (S. Fatir: 28)
34-Kjo dituri do të shtojë pozitën dhe do të ngritin gradat tek Allahu. Ai thotë: “Allahu i ngrit ata që besuan prej jush dhe ata që u është dhënë dituria” (S. Muxhadele: 11)
35-Këto mësime janë shkak që të arrish deri tek daveti-thirrja Islame me dituri, urtësi dhe syçelësi.
36-Shpirti yt do të jetojë me gjeneratat e para që ishin gjenerata të arta dhe inspirohet prej tyre.
37-Do të arrish të lexosh disa hadithe për çështje që je në dyshim rreth dispozitave të tyre.
38-Lexon qëndrime edukative, emocionuese të Pejgamberit, sal-lallahu alejhi ue selem, dhe të shokëve të tij.
39- Të shtohet dashuria për Pejgamberin, sal-lallahu alejhi ue selem, dhe pasimin e tij. Ai thotë: “Njeriu është me atë që e do” (Bhariu dhe Muslimi)
40-Njohja e shumë shkaqeve të zbritjes së disa ajeteve Kuranore.
41- Njohja e haditheve deroguese dhe atyre të droguara. (atyre të më hershmeve dhe më vonshme duke i dalluar me cilat duhet punuar e me cilat jo)
42- Arritja tek dallimi i dispozitave të veçanta nga ato të përgjithshmet përmes tregimeve të ngjarjeve të jetës profetike.
Këto janë disa dobi të leximit dhe mësimit të hadithit para dijetarëve të tij. Prandaj mos e neglizho këtë dituri, afroju asaj sepse i je afruar Pejgamberit tënd, sal-lallahu alejhi ue selem, dhe afrimi tek ai nënkupton afrimin tek Zoti i Lartësuar.
Përshtati: Lulzim Mehmet Susuri