Shkalla e papunësisë në Shtetet e Bashkuara ka rënë në nivelin më të ulët në katër vjet në muajin nëntor.
Departamenti amerikan për Punë ka bërë të ditur se papunësia ka rënë në 7.7 për qind, me shtimin e 146,000 vendeve të punës.
Ajo paraqet shkallën më të ulët se 7.9 për qind, e cila ka qenë në muajin tetor.
Departamenti i Punës ka thënë se super-stuhia Sandy “nuk ka pasur ndikim të rëndësishëm” në të dhënat e papunësisë.
Stuhia ka mbyllur disa kompani në Nju Jork dhe qytete të tjera në fund të tetorit dhe fillim të dhjetorit.kohaislame