2 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Bashar al-Assad, strehim politik në Afrikë?

Më të lexuarat

Presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad, flitet se është duke marrë në konsideratë mundësinë e largimit nga vendi.

Sipas medieve izraelite ai po shqyrton mundësitë për të kërkuar strehim politik bashkë me familjen e tij në vendet e Amerikës së Jugut.Mediet raportojnë se zëvendësministri i Jashtëm i Sirisë, Faisal al-Miqdad, realizoi së fundmi një udhëtim në Kubë, Venezuelë dhe Ekuador, për të dorëzuar letra personale të presidentit, i cili kërkonte nga autoritetet vendase informacione për garancitë që mund t’i ofronin në rast se do të kërkonte strehim politik në ato shtete.

Duke qenë se gjendja e luftës në Siri po përshkallëzohet, ky lajm nuk është pritur aspak mirë nga autoritetet vendase e sidomos nga ato amerikane. Me gjithë këtë lidhur me kërkesën e presidentit sirian për strehim politik ende nuk janë gjetur prova konkrete./koha/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit