Janë shpeshtuar fjalët e ndyta dhe fyrjet e rënda në moral, madje fatëkeqësisht kjo ka depërutar deri në instancat më të larta të shteteve nga më të “civilizuarat” , një rast i tillë ka ndodhur në Sri Lanka ku një ministër është nën akuzë për fyerje në moral, pasi i tha një deputeteje në parlament se nuk i përgjigjet dot për shkak se kinse është magjepsur nga bukuria e saj.
Rosy Senanayake e pyeti ministrin për gjendjen e bordit të transportit.
Por në vend që të përgjigjej, ministri i tha se bukuria e saj po e linte pa frymë dhe se do ia përshkruante ndjenjat e tij jashtë parlamentit.
54 vjeçarja Senanayake është angazhuar në politikë prej 20 vitesh dhe ka shërbyer si ambasadore e vullnetit të mirë e Kombeve të Bashkuara.
Ajo tha se ministri e ka fyer atë pasi ajo është në politikë prej shumë kohësh./Ind/kohaislame