Me një foto bardh e zi, kryeministri, Edi Rama ka kujtuar përvjetorin e ndarjes nga jeta të Hoxha Kadri Prishtinës, duke dhënë dhe një mesazh për shqiptarët në lidhje me fenë.
Shqipëria është fatlume që klerikët myslimanë, intelektualë e atdhedashës i ka pasur të shumtë.
Në përvjetorin e ndarjes nga jeta të dijetarit të madh islam dhe patriotit e vizionarit mbarëkombëtar, Hoxhë KadriPrishtinës, kjo e vërtetë e madhe që na bën krenar duhet rithënë për t’ua transmetuar brezave që përballen sot me lloj-lloj falsifikimesh historike e ideologjike.
Komiteti Mbrojtja kombëtare e Kosovës nuk ishte më e pakta vepër që Hoxhë Kadriu la në histori; gazetat që botoi në Shkodër dhe veprimtaria pedagogjike, e bëjnë atë një nga personalitetet më të spikatura të historisë sonë kombëtare./Albeu/Arbresh.info