Sekretarja e Shtetit të Shteteve të Bashkuara (USA) Hillary Klinton në fjalën e saj gjatë Forumit të mbajtur në Institutin Brookings në Uashington, tha se SHBA ka mbështetur gjithmonë Izraelin, njoftoi korrospodenti i agjencisë së lajmeve Anadoll.
“SHBA kanë mbështetur gjithmonë Izraelin dhe e gjithë bota duhet ta dinë se ne do të vazhdojmë këtë politikë edhe në të ardhmen. Kërcënimet që janë adresuar në Izrael duhet kuptuar si kërcënime kundër Shteteve të Bashkuara. Pra, kjo është se ne jemi duke dërguar ndihma në Izrael në nivelin më të lartë “, tha Klinton.
Ajo vuri në dukje se votimi si anëtare me status vëzhguesi për Palestinën në Kombet e Bashkuara (OKB),ishte një hap i gabuar që do të prodhojë probleme të reja në Lindjen e Mesme.
“Ne mbështesim qëllimin e ndërtimit të shtetit palestinez që do të ekzistojnë në paqe dhe në siguri përkrah Izraelit, por votimi në OKB këtë javë nuk do të ndihmojë palestinezët për të arritur këtë qëllim. Ai vetëm do të sjellë sfida të reja edhe për OKB-në dhe për Izraelin, “tha sekretarja e Shteteve të Bashkuara.
Ka kritikuar zyrtarët palestinezë pse “e kanë nisur një iniciativë të tillë në OKB.”
“Hapat e njëanshëm të tillë kurrë nuk na afrojnë në arritjen e paqes në Lindjen e Mesme. Presidenti Mahmud Abbas ka zgjedhur rrugën e gabuar “, tha Klinton.
Ajo vuri në dukje se mënyra e vetme për të ndërtuar një paqe të qëndrueshme dhe të sigurisë është dialogu dhe marrëveshja në Lindjen e Mesme mes Izraelit dhe Palestinës.
“Palestinezët duhet të bindën se” jo vetëm hapi më i mirë, por edhe rrugë e vetme “është dialogu me Izraelin për të arritur qëllimin e ndërtimit të një shteti të pavarur palestinez nga populli që e meritojnë,” ka thënë Klinton.
Megjithatë, ajo gjithashtu theksoi se ndërtimi i vendbanimeve të paligjshme të kryera nga Izraeli është i dëmshëm për procesin e përgjithshëm të paqes.
“Ndërtimi i vendbanimeve në Bregun Perëndimor dhe Jeruzalemin Lindor haptazi kërcënojnë arritjen e paqes dhe stabilitetit. Të gjitha palët duhet të marrin hapat e nevojshëm dhe të ekuilibruar, në mënyrë që të arrihet zgjidhje afat-gjatë në marrëdhëniet mes Izraelit dhe Palestinës, “tha Sekretarja e Shtetit të Shteteve të Bashkuara.
Klinton theksoi nevojën për dialog me përfaqësuesit e Hamasit.
“Turqia dhe Katari kanë bindë Hamasin që të heqin dorë nga veprimet agresive sepse ajo nuk i sjellë dobi askujt”, tha Klinton.
/mszh/Sh.Hulaj/kohaislame