7.3 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Sudani i Jugut, mbi 4.500 fëmijë ribashkohen me familjet

Më të lexuarat

Të paktën 4.563 fëmijë janë ribashkuar me familjet e tyre në Sudanin e Jugut, disa prej tyre pas shumë vitesh të ndarjes, bëri të ditur Fondi i Fëmijëve i Kombeve të Bashkuara (UNICEF), raporton Anadolu Agency (AA).

Agjencia tha se kjo shifër përfshin vetëm fëmijët të cilët janë identifikuar dhe regjistruar dhe numrat e vërtetë “janë dukshëm më të larta”. “Që nga viti 2013, ne kemi ribashkuar 4.563 fëmijë me familjet e tyre”, tregoi në një intervistë për AA në Juba zëdhënësi i UNICEF-it, Timothy Irwin.

Rreth 900,000 fëmijë janë zhvendosur nga lufta e vazhdueshme në Sudanin e Jugut, me 14,628 të identifikuar si të ndarë dhe të zhdukur nga familjet e tyre që nga dhjetori i vitit 2013, duke i vënë ata në rrezik nga abuzimi, shtoi ai. /AA/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit