Megjithëse stafi i faqes tonë i kërkoi hoxhës Elvis Naçi një deklarim për atë që përflitej se ai është larguar nga KMSH me detyrim, ai vetëm se tani doli me një deklartë në faqen e tij zyrtare në Facebook duke thënë se është larguar me vetëdëshirë.
Ky është postimi i tij i plotë:
_____________________________________________________________________
Ekskluzive: FETO largon Elvis Naçin nga KMSH
Nga burime të sigurta të Komuniteti Mysliman të Shqipërisë, tregojnë për largimin e imamit të mirënjohur mbarë shqiptar Elvis Naci nga posti i anëtarit të kryesisë të KMSH-së dhe nga sektori i thirrjes Islame. Tani më imami Naçi është vetëm një imam i thjeshtë në xhaminë Tabakëve, pa asnjë pozitë tjetër në Komunitetin Musliman të Shqipërisë.
Në Komunitetin Musliman të Shqipërisë sipas disa burimeve të njohura për stafin e KohaIslame, janë duke ndodhur disa ndryshime të mëdha, kjo si pasojë e ardhjes së krahut ekstrem të Gylenxhive apo grupit FETO të njohur si puçist në Turqi, të cilët përflitet se kanë kapur në dorë KMSH-në.
Nga Komuniteti Mysliman Shqiptar akoma nuk ka ndonjë deklaratë zyrtare, por burimet tona nga njerëzit e pranishëm tregojnë për largimin e imamit Elvis Naçi./KohaIslame