LIMAJ: ”LEVIZJA BESA NA MESOJ SE SI ARRIHET SUKESI NE ZGJEDHJE”
Kryetari i NISMA për Kosovën, Fatmir Limaj, bashkë me shefen e Grupit Parlamentar, Valdete Bajrami, deputetin Haxhi Shala dhe sekretarin për Ekonomi, Shyqiri Bytyqi, sot kanë pritur në takim, kryetarin e Lëvizjes BESA, Bilall Kasami me bashkëpunëtorë. Në takimin e zhvilluar sot, kanë biseduar për zhvillimet aktuale politike, ekonomike dhe sociale në Kosovë e Maqedoni.
Kryetari i NISMA për Kosovën, Fatmir Limaj, ka uruar kryetarin e Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, për suksesin që kanë arritur në zgjedhjet e fundit në Maqedoni.
Ne si Nismë jemi shumë të interesuar që partitë politike shqiptare të arrijnë objektivat e veta në mbrojtje të të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni, sepse kur Maqedonia është mirë në frymën e zhvillimeve demokratike atëherë është shumë më i lehtë zhvillimi i Kosovës.
Ndërsa kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, u shpreh se bashkëpunimi me subjektet politike në Kosovë është i domosdoshëm, kur e dimë se vendet tona ndodhën pranë ngjarjeve me rëndësi për rajonin dhe Europën.
Ne jemi të interesuar që të zhvillojmë sa më shumë bashkëpunime me Kosovën, por edhe me Shqipërinë sepse vetëm duke u angazhuar së bashku mund të realizojmë objektivat tona në të mirë të kombit shqiptar kudo që jetojnë dhe veprojnë, ka thënë kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami.
Kasami gjithashtu ka uruar Kryetarin Limaj për punën dhe angazhimin e NISMA për Kosovën, ku tha se besoj shumë në sukseset e këtij subjekti politik në Kosovë.
Uroj dhe shpresoj që ky takim të jetë vetëm fillimi i një bashkëpunimi sa më të mbarë që do mund të kemi si dy subjekte në të ardhmen, në nivel partie, por edhe në nivel të grupeve parlamentare, ka thënë kryetari i Lëzjes BESA, Bilall Kasami.
NISMA për Kosovën