3.4 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Kerry: Ne e forcuam DAESH-in

Më të lexuarat

Kerri në mes tjerash në rrëfimin e tij shtoi se “Lejuam rritjen e DAESH-it përballë liderit të Sirisë”.

 

Sekretari amerikan i Shtetit, Xhon Kerri (John Kerry) u rrëfye duke thënë se “Ne e forcuam DAESH-in”.

Kerri në mes tjerash në rrëfimin e tij shtoi se “Lejuam rritjen e DAESH-it përballë liderit të Sirisë”.

Ky pretendim është hedhur nga faqja Wikileaks, e cila publikon dokumentet e ndjeshme të qeverive dhe organizatave tjera me kushte anonimiteti të burimeve.

Wikileaks publikoi të enjten bisedimet e plota nga mbledhja e Kerrit me opozitarët sirianë që u mbajt në tetor në misionin e Holandës në selinë e Kombeve të Bashkuara.

Sipas kësaj Sekretari Kerri në këtë mbledhje thotë se përpiqet për ta bindur Presidentin Obama për ndërhyrje ushtarake në Siri, por pa sukses.

Ai gjithashtu bën të ditur se kanë mbetur indiferent ndaj rritjes dhe forcimit të DAESH-it dhe se këtë e kanë bërë për të bërë presion mbi Presidentin e Sirisë, Beshar Esad për tu ulur në negociata.

Duke e bërë të ditur se ata nuk parashikuan se lideri i Sirisë do të mund të kërkoj ndihmë nga Rusia, Kerri tha se “Ne dinim se DAESH-i vjen duke u rritur dhe ne qëndruam indiferent. Mendonim se me forcimin e DAESH-it, regjimi i Esadit do të kërcënohet, por në vend se të negociojë me ne, ai preferoi të bëjë marrëveshje me Presidentin e Rusisë, Vladimir Putin”.

Një pjesë e këtij regjistrimi zanor, saktësia e të cilit nuk është konfirmuar, ishte publikuar nga ana e gazetës amerikane me tirazh të lartë “New York Times”.

Mirëpo Dhoma e Përfaqësuesve e kishte ndaluar qasjen në këtë kasetë zëri.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit