-1.6 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Serbia po nxit konflikt etnik në Maqedoni

Më të lexuarat

Faktorët politik dhe joqeveritar në Maqedoni theksojnë se Serbia po nxit konflikt etnik në Maqedoni. Ditëve të fundit mediat serbe përmes burimeve të larta të sigurisë kanë raportuar se në rajonet e banuara me shqiptarë janë të pranishme grupe të armatosura, sidomos në rajonin e Karadakut të Shkupit.

Kryetari i BDK-së, Hysni Shaqiri theksoi se qarqet serbe po shpifin dhe po gënjejnë lidhur me praninë e grupeve të armatosura shqiptare në Maqedoni, raporton INA.

“Gjithë kjo situatë që po përhapet është vepër e serbëve, të cilët nuk mund të pajtohen me realitetin se kanë më Kosovën dhe qëllimi i tyre është që fokusi i vëmendjes ndërkombëtare të përqëndrohet në tensione të krijuara në Maqedoni”, theksoi Shaqiri, duke theksuar se rajoni i Ballkanit dëshiron paqe dhe jo frikë dhe dhunë, ashtu siç i konvenon Serbisë.

Analisti ushtarak pranë Forumit Ballkanik të Sigurisë, Bllagoja Markovski nuk beson se ka grupe paraushtarake në rajonet shqiptare në kufirin me Kosovën.

“Nuk pres ndonjë incident në rajonin veriperëndimor të vendit dhe se MPB sigurisht se po ndjek situatën. Ardhja e forcave plotësuese të NATO-s sigurisht po bëhet për masa preventive”, theksoi Markovski.

MPB nga ana tjetër nuk ka komentuar pohimet dhe shkrimet e fundit të mediave serbe lidhur me zërat për tensionim të situatës në Maqedoni. /koha/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit