1.3 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Erdogan: Siguria e Turqisë fillon nga Ballkani

Më të lexuarat

Presidenti Recep Tayyip Erdogan deklaroi të enjten se kërcënimet ndaj Turqisë duhet të eliminohen në burim…

 

Presidenti Recep Tayyip Erdogan deklaroi të enjten se kërcënimet ndaj Turqisë duhet të eliminohen në burim.

I pranishëm në ceremoninë e inaugurimit të Metrosë Keçioren të Ankarasë, Presidenti Erdogan theksoi gjatë fjalës së rastit se ata, që nuk i dalin dot përballë Turqisë, bëjnë llogari për ta goditur me thikë pas shpine duke vrarë njerëz të pafajshëm me anë të organizatave terroriste.

“Ata, që dikur përpiqeshin të ushtronin presion mbi ne duke shpifur paturpësisht se ‘Turqia nuk lufton kundër DAESH-it’, jo më kot na kundërshtojnë befasisht dhe na thonë: ‘Mos avanconi më dhe mos i kaloni 20 km!’. Por le të thonë ç’të duan; ne kemi marrë situatë në dorë dhe jemi duke përparuar në rrugën tonë”, u shpreh ai.

Kreu i shtetit turk vuri në pah se lufta e Turqisë kundër DAESH-it do të vazhdojë me vendosmëri.

“Lojërat dhe justifikimet e përkrahësve të një tjetër organizate terroriste kundër DAESH-it janë prishur dhe kanë dalë huq menjëherë pasi Turqia zbriti në terren. Është parë që halli i tyre nuk është të pastrojnë rajonin nga DAESH-it dhe organizatat e tjera terroriste, përkundrazi, të transformojnë rajonin në një det gjaku dhe zjarri të pashtershëm”, tha Erdogan.

Më tej, Presidenti i Turqisë nënvizoi se kërcënimet ndaj vendit të tij duhet të eliminohen në burim.

“Duhet të kemi gjithnjë parasysh se siguria e Turqisë nuk fillon nga Gaziantepi, por nga Halepi; jo nga Hatayi, por nga Idlidi; as nga Mersini, por nga Qiproja; jo nga Karsi, por nga Nahçivani, as edhe nga Artvini, por nga Batumi; jo nga Trakia, por nga Ballkani. Këtë duhet ta dimë mirë”, siguroi ai.

Organizatat terroriste – vijoi Presidenti Erdogan – nuk kanë kurrfarë dallimi nga njëra-tjetra.

“DAESH, PKK, PYD, YPG, DHKP-C dhe FETO gjithashtu s’kanë asnjë dallim mes tyre. Këtë aspiratë të tyre madje s’janë përpjekur kurrë që ta fshehin”, përfundoi ai.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit