Është arrestuar lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.
Burimet e Indeksonline kanë konfirmuar se Haradinaj është kapur nga autoritetet franceze me urdhërarrest të lëshuar nga Serbia.
Indeksonline ka kontaktuar me shumë zyrtar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, mirëpo të njëjtit ende nuk kanë informacione për liderin e tyre.
Haradinaj në këto qaste është duke u mbajtur në njërin prej stacioneve policor për t’i kryer procedurat e intervistimit.
Ndryshe Haradinaj vite me parë ishte kapur edhe nga sllovenet, po ashtu pas një urdhri të lëshuar nga autoritetet serbe./Indeksonline/