Qeveria e Kosovës është e paguximshme të marrë vendime për të mirën e vendit poashtu kjo qeveri është e mbyllur në vetëvete dhe të gjitha vendimet e mira për Kosovën nuk po ka guxim t’i marrë, ndërsa vendimet e dëmshme po insiston t’i shtyjë përpara ka thënë shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj.
Lekaj, i cili gjatë gjithë viti është përplasur dhe ka polemizuar në distancë më kryeministrin Mustafa thotë se nuk ka asgjë personale me Mustafën si individ, por ka plotë gjëra kundër e mospajtim me Isa Mustafën si kryeministër, i cili sipas, Lekaj po udhëheqë edhe me keq e me dobët se sa paraardhësi i tij, ish kryeministri Thaçi.
Në një intervistë për portalin ‘Indeksonline’, nënkryetari i AAK-së ka thënë se për 700 ditë qeverisje, kjo qeveri ka më shumë se 700 dështime.
Në këtë intervistë ai ka numëruar një serë dështimesh të kësaj qeverie.
“Dështimet të gjitha i ka të mëdha nuk është lehtë të bësh dallimin cili është më i madh se tjetri. Ta zëmë dështuan në UNESCO-n, apo dështuan në bisedimet me Serbinë të gjitha marrëveshjet që kanë prodhuar këto bisedime, ose janë në dëm të Kosovës ose nuk implementohen hiq, nga njëherë te dyja bashkë, implementohen vetëm sa për t’i kënaqur apetitet politike të Serbisë”, ka thënë ndër të tjera Lekaj.