-0.9 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Burgoset me një vit për hedhje të sandviçit në xhami, gjendet i vdekur në qeli

Më të lexuarat

Një person që është dënuar me një vit burgim për hedhje të sandviçit te dera e një xhamie në Bristol të Anglisë, është gjendur i vdekur në qelinë e tij.

Kevin Crehan, 35-vjeçar, ishte në gjysmë të dënimit të tij që e mori në korrik, pasi pranoi se sulmi ndaj xhamisë kishte qëllime raciste.

Në momentin e hedhjes së sandviçit Crehan ishte i shoqëruar nga Alison Bennet, 46-vjeçar, Mark Bennett, 48, dhe Angelina Swales, 31-vjeçare, të cilët janë shpallur fajtorë për këtë incident, transmeton Koha.net.

Shërbimi korrektues ka konfirmuar se Crehan është gjetur i vdekur në qelinë e tij në burgun HMP të Bristolit, më 27 dhjetor.

“I burgosuri Kevin Crehan është gjetur i vdekur më 27 dhjetor”, ka thënë një zëdhënës i burgut për The Sun.

“Vdekjen e tij janë duke e hetuar institucionet e pavarura të burgut dhe avokatit të popullit”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit