-0.9 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Sa shpenzuan komunat për dekorimet e fundvitit? (Video)

Më të lexuarat

Mijëra euro u shpenzuan në dekorimet e Vitit të Ri nëpër Komunat e Kosovës, por shumë nga to u cilësuan të shëmtuara.

Dekorimi i Rahovecit u u cilësua edhe si shëmtia e qytezës. Bredhi “dekor” nuk qëndroi gjatë, dhe u zëvendësua me një jo fort më të mirë se i pari. Për këtë nga Komuna u ndanë gjashtëmijë euro. Ndërkohë, dritat dekoruese u dogjën pothuajse menjëherë.

Drejtori i shërbimeve në Rahovec tha se zbukurimi i një objekti që i ngjante bredhit, u bë vetëm për improvizim derisa e morën pemën e vitit të ri.

Ndërkohë, për shëmtinë, bredhin, fishekzjarrët e disa aktivitete të tjera, Rahoveci shpenzoi 7,900 euro.

Për festat e fundvitit u zbukurua edhe Gjakova. Zbukurimi i qytetit i kushtoi Komunës së Gjakovës, tetëmijë euro.

Gati njëherë më shumë se Gjakova, në drita, dekore e gjëra tjera përcjellëse, për ndërrimin e motmoteve shpenzoi Ferizaj. Kjo Komunë, që e ka bredhin më të madh se vet objekti komunal, shpenzoi 15 mijë euro për zbukurime. Qytetarët janë të kënaqur, ani pse mendojnë se kosto është e lartë.

Për zbukurimin e Mitrovicës, janë përkujdesur dy organizata joqeveritare, kurse komuna ka dhënë katërmijë euro për aktivitete artistike.

Dymijë euro më pak, shpenzoi Skenderaj, edhe pse këtë e kanë bërë me dyshim.

Kurse kampion për ndarje të buxhetit për dekor po qëndron Prishtina.

Kryeqyteti ka ndarë afër 50 mijë euro për festat e fundvitit. /Klan Kosova/

https://www.youtube.com/watch?v=L2MgkVoiCNk

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit