-5.4 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Pakistan, 27 të vdekur nga helmimi me alkool

Më të lexuarat

Policia e Pakistanit ka njoftuar se numri i të vdekurve si pasojë e helmimit me pije të falsifikuara alkoolike gjatë kremtimit të Krishtlindjeve ka shkuar në 27 persona, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zyrtari policor Atif Imran Qureshi tha se dhjetra persona janë dërguar në spitalet në qytetin Toba Tek Singh, në lindje të Pakistanit pasi ishin helmuar nga konsumimi i pijës toksike.

Siç njoftohet, në këtë qytet të martën kanë ndëruar jetë 15 persona ndërsa një ditë më herët ë pjesë të ndryshme të Pakistanit kanë vdekur 12 persona tjerë.

Përveç kësaj, policia ka arrestuar shtatë persona për të cilët dyshon se kanë shitur pije të falsifikuara alkoolike.

Shitja e pijeve alkoolike në Pakistan është e ndaluar, përveç në vende të liçencuara të shitjes.

Pjesa më e madhe e të krishterëve, nga shkaku i të ardhurave të ulëta blejnë pije alkooloke të prodhuara privatisht pasi kanë çmim të lirë, mirëpo të njëjtat janë shkaktar i vdekjeve të shpeshta në Pakistan. /AA

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit