Shtator: Sondazhi i realizuar nga UBO Consulting tregoi që Lëvizja VETËVENDOSJE! renditet si subjekti i dytë me 23,3%. Dallimi nga subjekti i parë ishte vetëm 0,8%.
Dhjetor: Sondazhi me votues te rinj i realizuar nga KDI e renditi Lëvizjen si subjektin e parë me 27%. Pas shpërndarjes së barabartë të votuesve që nuk janë deklaruar, Lëvizja prin me rreth 33%.
Vetëm gjatë dy muajve të fundit, na u bashkuan rreth:
320 aktivistë të rinj në Prizren,
250 aktivistë të rinj në Gjilan,
100 gra aktiviste në Prizren,
150 aktivistë të rinj në Lipjan.
Rritja e Lëvizjes VETËVENDOSJE! është e pandalshme. Regjimi Mustafa-Veseli-Thaçi po i frikësohet rritjes tonë, andaj po mundohen t’i shmangin zgjedhjet e parakohshme. Por, me ose pa dëshirën e tyre, viti 2017 do të jetë vit i zgjedhjeve, e rrjedhimisht, vit i ndryshimeve në Kosovë,/DardanMolliqaj/.kohaislame