10 C
Pristina
Saturday, May 4, 2024

Befason Papa Françesku: Krishtlindja është marrë peng

Më të lexuarat

“Krishtlindja është marrë peng nga materializmi, që lë Zotin në hije dhe bën që shumë njerëz të jenë të verbër ndaj nevojave të të uriturve, emigrantëve dhe viktimave të luftës” – ka qenë kjo deklarata e kreut të botës katolike, Papa Françeskut.

Në fjalimin e tij gjatë mesnatës me rastin e Krishtlindjeve, ai tha bota e fiksuar pas dhuratave, festave dhe egoizmit ka nevojë për më shumë përulësi.

“Jezusi lindi i refuzuar nga disa dhe i injorurar nga shumë të tjerë. Sot mund të ekzistojë e njëjta indiferencë, kur Krishtlindja bëhet një festë ku jemi ne protagonistët dhe jo Jezusi, kur dritat e tregtisë lënë në hije dritën e Zotit, kur ne jemi të shqetësuar për dhuratat, por të ftohtë ndaj atyre që janë margjinalizuar”, tha Papa Françesku.

Sipas tij, kjo NATYRË MATERIALISTE E BOTËS ka marrë peng Krishtlindjen dhe kjo e fundit duhet çliruar. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit