4.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Njihuni me familjen e rrallë saudite: prej 20 vitesh kujdeset për shërbëtoren e sëmurë

Më të lexuarat

Një familje saudite dhe shërbëtorja e tyre kanë rreth 20 vite që kanë ndërruar rolet.

Salah Al-Syoufi vendosi të kujdeset për shërbëtoren e shtëpisë së tij me origjinë nga Etiopia, pasi ajo u diagnostikua me paralizë.

“Ishte dëshira e saj për të qëndruar dhe për të vdekur nën strehën time, arsyeja që më shtyu mua dhe familjen time të kujdesemi për këtë grua”, tha ai.

“Historia e shërbyeses sime më prek edhe sot e kësaj dite. Unë kisha një mik i cili e kishte punësuar këtë etiopiane. Kjo gruaja erdhi tek shtëpia e tij dhe pas vetëm disa muajsh nën financimin e mikut tim u diagnostikua me triplegji, një paralizë kjo e tre gjymtyrëve”, ka rrëfyer Al-Syoufi.

Ai shtoi se gruaja ishte e paralizuar në të dy këmbët dhe krahun e saj të djathtë. “Miku im pagoi faturën e saj mjekësore, ndërkohë që trajtimi i saj ishte i vazhdueshëm. Pas një kohe, ai kërkoi ndihmën time dhe unë fillova të paguaj së bashku me të gjitha kostot për trajtimin e saj. Por, pas disa muajsh, kur viza e saj ishte në përfundim, miku im tha se ai nuk dëshironte të ripërtërinte atë “, thotë Al-Syoufi.

Al-Syoufi zbuloi se ky ishte momenti kur shërbyesja i kishte që të njihet dhe me familjen e tij, ndaj ata pranuan të shkojnë ta takojnë gruan e paralizuar në spital.

“Shërbëtorja na u lutej që të transferohej tek ne dhe kërkoi që ta merrnim nën kujdes të plotë. Gruaja ime dhe unë, pas një diskutimi të shkurtër, u pajtuam dhe rregulluam dokumentacionin e nevojshëm; dhe prek prej atëherë ne vazhdojmë të përkujdesemi për çdo nevojë të saj shëndetësore”, thotë Al-Syoufi.

Ai tregon se si gruaja e tij e ushqen atë, e lan dhe e ndihmon të vishet, si të ishte vajza apo motra e saj.

“Shërbëtorja vazhdon të jetojë me ne, në shtëpinë tonë dhe është dëshira e saj të qëndrojë me ne deri sa të ketë jetën. Shumë njerëz do ta shohin këtë si një barrë, por akti i bamirësisë ndaj saj na ka dhënë më shumë lumturi ne, se sa që i ka dhënë asaj. Ne kemi jetuar në një apartament të vogël me qira, ndërsa tani jetojmë në një vilë “, shton Al-Syoufi.

Ai tha gjithashtu se kujdesi ndaj gruas u ka dhënë atyre bekime të panumërta dhe e ka kthyer jetën e tyre gjithmonë pozitivisht./tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit